“Kam dyshimet e mia, jam tërhequr”/ Elijona stepet nga Klodit: Shumica kanë qejf të na ndajnë
Është publikuar edhe një klip me disa nga momentet në mes të Elijona Binakajt dhe Klodian Mihajt.
Sërish u diskutua pëlqimi që ka shprehur banorja për Klodin dhe situata mes tyre.
Konkurrentja thotë se po e tërheq pëlqimin për të, por që është një proces më i gjatë.
“Janë gjëra që nuk i kam pasur në dorë, kam qenë e sinqertë. Dua të them një gjë, dyshimet e mia nuk i kam hequr. Ne jemi sqaruar me Klodin. Unë e kam tërhequr pëlqimin edhe pse është proces”, u shpreh ajo.
Më tej tha: “Tani po mendoj që jemi në shoqëri. Shumica kanë qejf të na ndajnë”.
Klodi nga ana tjetër po akuzohet vazhdimisht se po flirton me Elijonën e po ashtu edhe me Benitën.
Kjo e fundit gjithashtu ka shprehur një pëlqim për Klodin, ndonëse ka të dashur jashtë.

