75 Mall Live Search
10:52 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / G T

“Kam fituar më shumë sesa kam ëndërruar”, Varane pensionohet zyrtarisht nga futbolli

Mbrojtësi i njohur, Raphael Varane është pensionuar nga futbolli në moshën 31-vjeçare.

Varane i dha fund aventurës në sportin e futbollit për shkak të një lëndimi që u shfaq sa ishte te Como në Serie A, shkruan Indeksonline

31-vjeçari ka fituar shumë tituj gjatë karrierës së tij dhe sipas tij as që e kishte ëndërruar një gjë të tillë.

“Nuk jam penduar për asgjë në karrierën time, nuk do të ndryshoja asgjë. Kam fituar më shumë sesa mund të kisha ëndërruar, por përtej vlerësimeve dhe trofeve, jam krenar që kam luftuar për çdo fanellë që kam veshur deri në sekondën e fundit”, u shpreh Varane pasi njoftoi pensionimin nga futbolli