16:01 / E Premte, 31 Mars 2023 / A. M.

“Kam humbur babanë në det”, Vis Pupa rrëfen historinë prekëse në BBV

Visi ka treguar një anë të tij emocionale gjatë një bisede me Oltën.

Ai ka rrëfyer përballjen me një moment të vështirë të jetës së tij, humbjen e të atit.

Elvisi u shpreh se babai i tij humbi jetën në det, si pasojë e dallgëve të forta. Për të ka qenë e vështirë ta pranonte këtë humbje, por me ndihmën e një shoku i cili ishte psikolog, arriti ta kalonte e të bëhej më i fortë përballë situatave të ndryshme në jetë.

VIDEO, KLIKO KETU