19:00 / E Diele, 16 Korrik 2023 / AR

‘Kam lindur në vitin e demostratave të 81-shit, në Prishtinën e shtypur rëndë’, Genci bën shkrimin emocionues

Ditën e sotme këngëtari i njohur shqiptar Genc Prelvukaj feston ditëlindjen.

Si çdo herë edhe kësaj radhe vendosi që të bëj një dedikim emocionues lidhur me këtë datë të veçantë, shkruan Indeksonline.

Ai shkroi se ka lindur në vitin e demostratave të 81-shit dhe se familja e tij janë përballur me varfëri të frikshme. Për 17 vite kishin jetuar në kushte të rënda por që me kalimin e viteve kanë rikthyer sërish krenarinë duke e shënuar kështu ditëlindjen e dytë.

Postimi i plotë:

“Kam lindur ne nje dite si kjo, me 16 korrik, ne vitin e demostratave te 81shit, ne Prishtinen e shtypur rende.

Tete vite me pas, shkaku i masave te dhunshme prinderit mi larguan nga puna, ekonomia ra dhe kaluam ne varferi te frikshme. Me pas kisha provuar diferencimin, racizmin, helmimet, demostratat e luften. Per 17 vite jetuam nen kushte qe na merrnin frymen cdo dite.

Me pas, kur shpresa ishte rrudhur, ne televizion pame njerez me arme, burra e gra qe kishin zgjedhur vdekjen para nenshtrimit, mbanin ne krah stemen me te bukur dhe na kthyen krenarine serish. Kjo shenon ditelindjen time te dyte.

Gezuar dhe e dua secilin prej jush.”/Indeksonline/