Kam një aferë pasiononte me kolegun dhe jam bërë e varur nga ai edhe pse jam e martuar
Unë jam duke pasur një marrëdhënie seksuale me një djalë në punë dhe e di se ne do të kishim një marrëdhënie më të thellë nëse do kishim rastin.
Problemi është se unë jam një grua e martuar dhe kam një vajzë të vogël dhe e dua burrin tim- por kjo nuk më pengoi të filloja një aferë dashurie me kolegun tim.
Unë i kam 28 vjet, ndërsa burri im është 31.
Unë dhe kolegu im gjithmonë kemi kaluar mirë dhe ndonjëherë ndaleshim për ndonjë pije rrugës për në shtëpi.
Një natë kur burri dhe vajza jonë qëndruan me nënë e tij, unë isha me kolegun për një pije në shtëpinë time. Pas një kohe që ishim duke pirë ne u puthëm.
Ishte diçka e mahnitshme dhe nuk mund ta ndaloja veten. Nuk mund të prisnim të dilni në katin sipër dhe i hoqëm rrobat aty. Seksi ishte me të vërtetë i pasionuar.
Tani po e kemi të vështirë gjatë orarit të punës të përmbahemi sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Ai e ka edhe më të vështirë faktin që unë jam e martuar. Ai është vetëm 27.
Ne shkëmbejmë kohë të gjatë së bashku dhe kur të është e mundur edhe më prek kalimthi.
A po e mashtroj veten duke menduar se mund të jem në dashur me dy burra në të njëjtën kohë?
I dashuri im është gjithçka për të cilin mendoj kur jam e zënë në punë, rrugës për në shtëpi apo edhe kur kujdesëm për vajzën time të vogël.
Unë mendoj për atë kur bie në gjumë, e shoh në ëndërr dhe është gjëja e parë që më vije në mend kur zgjohem në mëngjes.
Ne kemi marrëdhënie seksuale sa herë që mundemi. E di që nuk mund të vazhdojë kështu, por nuk mund ta përmbaj veten.
Përgjigja: Kjo mund të jetë një sekret i juaj tani për tani, por tashmë është duke e dëmtuar martesën tuaj duke e larguar pasionin nga martesa juaj. Imagjinoni se çfarë do të ndodh kur të kuptojë burri juaj, sepse një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti.
Ju thoni se e doni burrin tuaj, por nëse vazhdoni kështu do e kuptoni se nuk e doni atë.
Vajza juaj do ët jetë ajo që do të lëndohet më së shumti.
Tregoni të dashuri tuaj për këtë dhe vendosni nëse dëshironi të qëndroni e martuar.
A mund të ndërroni punën?
Mundohuni të derdhni më shumë energji në martesën tuaj dhe jetën seksuale me burrin. Kjo do të ndihmojë të shpërqendroheni nga mungesa e të dashurit tuaj dhe të forconi lidhjet me burrin tuaj./Indeksonline/