17:55 / E Mërkurë, 25 Maj 2022 / AR

“Kam një sekret të keq”, autori e paralajmëroi ngjarjen e rëndë në Teksas

Autori i ngjarjes së tmerrshme në një shkollë fillore në Teksas, ku mbetën të vrarë 19 fëmijë dhe dy mësues, e ka paralajmëruar veprimin e tij në Instragram.

“Kam një sekret të keq”, ka shkruar Salvador Ramos tre ditë para ngjarjes, ndërsa në foto tregoheshin dy pushkët të vendosura në tapet.

Ajo që e bën edhe më të thellë situatën është etiketimi i një presoni tjetër që ai ka bërë në postimin e tij.

Vajza e cila ishte etiketuar ka sqaruar mesazhet e paqarta që i kishin ardhur nga autori, duke theksuar se nuk e njeh mirë të riun.