75 Mall Live Search
16:40 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / AR

“Kam parë njerëz duke u vrarë”, balerini bën rrëfimin prekës nga Ukraina

Maks Chmerkovskiy ka dhënë lajmin e fundit teksa po qëndron akoma në Kiev të Ukrainës.

Profesionisti i ‘Dancing with the Stars’, publikoi një video duke shpjeguar se pas një kontrolle ai do të largohet nga vendi i tij, transmeton Indeksonline.

Rrugët janë krejt ndryshe. Në një moment u arrestova por tani jam mirë. Ky ishte ndoshta momenti më pak traumatizues në këtë çështjen. Për mua ishte thjeshtë një kontroll realitet”, tha ai.

Nuk dihet se çfarë e çoi deri tek arrestimi i Chmerkovskiy.

Ai kërkoi nga ndjekësit të mos bëjnë panik nëse ai ‘zhduket’ për një kohë dhe nuk jep risi në rrjetet sociale, pasi po përpiqet të largohet nga Ukraina.

Do të përpiqem të dal. Do të filloj të ec drejt kufirit. Kam mundësi. Vetëm pak nervoz por mendoj se do të jetë mirë. E di që do të jetë mirë”, tha ai.

Në një video tjetër të dielën, Chmerkovskiy u pushtua nga emocionet teksa fliste për gjendjen aktuale të Ukrainës. Balerini postoi një numër videosh në Instastory të shpërthimeve dhe shkatërrimeve në afërsi të tij, duke u thënë ndjekësve se është i stresuar dhe i lodhur pasi ka parë njerëz të pafajshëm duke u vrarë.

Jam në një vend shumë të sigurt, por kjo është e çmendur dhe mendoj se të gjithë po kalojnë shumë emocione dhe mendoj se është koha që t’i ekspozoj të miat në një mënyrë më personale,” shpjegoi ai në një klip, teksa mundohet t’i mbaj lotët.

Kjo është një luftë. Kjo është një situatë e çmendur. Është e çmendur dhe po humbas gjërat e mia të vogla,” tha Chmerkovskiy. “Kjo nuk është një thirrje për ndihmë. Unë jam një djalë i madh. Mund ta përballoj veten… por kam filluar të mos jem në gjendje ta mbaj kokën“.

Më pas ai shprehu mirënjohjen për njerëzit që po përhapin ndërgjegjësimin për luftën dhe po ofrojnë ndihmë për refugjatët dhe që të ndihmojnë familjet në nevojë në kufij./Indeksonline/