“Kam pasur edhe 17-vjeçare, po dua besnikëri”/ Si zhvillohet prostitucioni në Tiranë prej vitesh: 50 euro ora..
Emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar një tjetër skandal. Përmes kamerës së fshehtë ka zbuluar se si funksionin rrjeti i prostitucionit në vendin tonë.
Një vajzë e infiltruar e emisionit ka mundur të hyjë në këtë rrjet përmes Instagramit.
“Stop” ka arritur të sjellë me zë dhe figurë, sesi është e organizuar shitja e trupit, sa para kushton ky shërbim dhe si ndahen këto para, mes punëtoreve të seksit dhe tutorëve, që i mbrojnë dhe i sigurojnë klientët. Vajza ka lënë takim me tutorin pas bisedave në Instagram.