13:13 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kam probleme me ereksion, a është zgjidhje viagra?

Doktori më përshkroi Viagra për problemet e mia me ereksionin, por a është me të vërtetë kjo zgjidhja?

Unë jam 39 vjeç, nuk pi duhan dhe as shumë alkool dhe jam relativisht i përshtatshëm për moshën time. Jam i martuar dhe gruaja ime është 41 vjeçe.

Kurrë nuk kam pasur probleme më parë për seks, por tani kohëve të fundit nuk po arrij të bëj seks.

Sa herë që gruaja ime inicion seksin, unë jam i shqetësuar dhe nuk jam në gjendje ta bëj atë.

Mjeku im m’i bëri testet e gj akut, por ato ishin në rregull, kështu që ai më përshkroi disa tableta.

Unë nuk vuaj nga ndonjë problem shëndetësor kështu që nuk dua të marr tableta për të kryer marrëdhënie seksuale.

Përgjigja: Është mirë që mjeku juaj ka përjashtuar shkaqet shëndetësore si problem i mundshëm. Kur një njëri vuan nga problemet e ereksionit një herë, ndoshta nga lodhja ose ndenjja e të sëmurit, ai mund të shqetësohet se mund të ndodh përsëri.

Ky ankth në vetvete është i mjaftueshëm për të bllokuar përgjigjet tuaja normal seksuale./Indeksonline/