08:11 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kam probleme me ereksionin, nëse nuk e tejkalojë këtë gruaja më ka thënë se do divorcohet

Unë jam 46 vjeç dhe gruaja ime është 44 vjeçe. Ne kemi qenë të martuar për 16 vjet dhe kemi dy fëmijë, të moshës 14 dhe 12 vjeç.

Kam shqetësime para seksit dhe ndonjëherë nuk po kam reaksione. Shpesh duhet të pres një kohë të gjatë para se të mund të provojë përsëri.

Kam vizituar shumë mjek dhe kam provuar trajtime të ndryshme por unë ende e kam këtë problem. Unë kam përdorur edhe viagra, e cila më ndihmon, por unë ende shqetësohem para seksit. Nëse nuk bëj diçka ajo më ka thënë se do të divorcohemi.

Përgjigja:

Kërcënimi nga gruaja juaj e ka bërë edhe më keq problemin tuaj.

Ju jeni të tensionuar dhe të shqetësuar, pasi keni marrë një model shqetësimi për dështimin. Kjo në vetvete është e mjaftueshme për të bllokuar përgjigjet tuaja seksuale.

Bisedo edhe njëherë me të dhe kërkoni këshilla nga ekspertë për të fituar vetëbesimin tuaj seksual.
Shpresoj që edhe gruaja juaj të kuptojë këtë./Indeksonline/