75 Mall Live Search
08:46 / E Enjte, 14 Nëntor 2024 / G T

“Kam punuar në një fabrikë për ta mbajtur familjen”, Astrit Selmani tregon se çfarë ka bërë para futbollit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani gjatë një interviste për “digisport” në Rumani ka treguar një histori interesante që pak e kemi ditur.

27-vjeçari para se të merrej me futboll kishte punuar në një fabrikë vetëm për ta mbajtur familjen e tij, shkruan Indeksonline

Gjithashtu, Selmani tregon se futbollit profesionist ia filloi në moshën 21-22 vjeçe.

Astrit Selmani only received the citizenship of Kosovo on Wednesday, he did  not have the right to play in the September matches - KOHA.net

“Kam luajtur profesionalisht nga mosha 21-22 vjeçe, pra para katër apo pesë vjetësh. Më parë kam punuar edhe në fabrika dhe kam bërë gjithçka për të mbetur gjallë”, u shpreh Selmani

Astrit Selmani, i cili është pjesë e Kombëtares së Kosovës, por jo në ndeshjet e nëntorit, tani është pjesë e klubit FC Dinamo në Rumani, ku në 15 ndeshje ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asiste.

The striker of Kosovo, Astrit Selmani is becoming a father for the first  time - presents his attractive girlfriend - Telegrafi - Telegrafi

“Unë kam qenë një mesfushor defensiv. Me pëlqen të luftoj në fushë. Në nivel profesional kam luajtur nga mosha 21-vjeçe. Ishte thjesht një argëtim. Më parë punoja deri në tetë apo nëntë orë në ditë, me pagë minimale. Kam punuar në fabrika”, vazhdoi futbollisti kosovar

Kujtojmë de tani vlera e lojtarit të Dinamo-s është plotë 600 mijë euro në sajtin e njohur “Transfermarkt”./Indeksonline/