“Kam qenë në Las Vegas me Bebe Rexhën”, Kryemadhi del nga SPAK-u: 240 mijë dollarë për veshje? Këto i thotë…

Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK-ut ku ajo u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa u ndal për të dhënë një deklaratë për mediat.
Kryemadhi pranoi se ka qenë në Shtetet e Bashkuara, më konkretisht në Las Vegas dhe Los Anxheles me kushërinjtë e saj Adrian Shatkun dhe këngëtaren Bebe Rexha.
Sipas saj ajo i është drejtuar bankës në SHBA për të treguar shpenzimet e saj personale gjatë kësaj kohe, ku sipas saj ka qenë në SHBA për të festuar 10-vjetorin e vajzës së saj, e shoqëruar edhe nga disa mikesha.
E pyetur për pretendimin se ka shpenzuar mbi 200 mijë dollarë për veshje, Kryemadhi tha se këto janë deklarata që bëhen nga Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i cili sipas saj “merr direktivat nga SPAK-u”.