20:55 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kam shkëmbyer foto seksi në internet, tani ajo më…

Kam përdorur një emër të rreme për të biseduar me femrat në internet dhe kam shkëmbyer foto seksi me to në Facebook.

Kjo ishte katër vjet më parë, por gruaja ime nuk mund të harrojë dhe nuk më falë.

Unë kurrë nuk kam takuar ndonjë nga ato vajza, por unë e di se ishte tradhti, të paktën në një mënyrë.

 Gruaja ime një ditë e kërkoi në telefonin tim për numrin e telefoni të hidraulikut, dhe pa numrat e vajzave, e pastaj u çmend.

Mendova se ishte fundi i martesës sonë, por ajo ra dakord që ne të përpiqemi të ecim përpara. Nuk kisha zgjidhje u detyrova që t`ia dorëzojë fjalëkalimet e llogarive të mia elektronike.

Më nuk dal më në mbrëmje me shokë për pije.

Po ashtu, shkuam tek psikologja për këshillim së bashku, pastaj një kohë shkova vetë.

Psikologja  tha se kisha vetëbesim të ulët dhe nuk ndihesha aq mirë për gruan time.

Mendova se e kishim tejkaluar këtë çështje pasi na kanë lindur djemtë tanë, por jo.

Por, ajo vazhdon ende të përmend këtë çështje.

Ajo më ka thënë se unë jam patetik dhe se ajo kurrë nuk do të më besojë përsëri.

Kjo ishte e rëndë, dhe e di që e kom lënduar atë. Unë vazhdimisht mundohem që ta kënaqi atë në shtrat, por ajo ka blerë një vibrator për ta bërë atë vetë dhe e dija se kam dështuar sërish.

Po ashtu, ajo më ka treguar se ajo ishte duke shkëmbyer fotografi me ish të dashurin e saj dhe se ata kishin ndarë edhe disa puthje.

Ajo tha se nuk u pendua aspak, pasi që të njëjtën e kam bërë edhe unë.

Unë nuk mund ta fajësoj atë, e di. Në fund të fundit, kam shkëmbyer qindra foto seksi me femra të ndryshme për gati tre vjet.

Çështja është, se unë kam tentuar  për t’i kthyer gjërat si më parë. Unë nuk e di më se çfarë tjetër mund të bëj.

Unë ende e dua gruan time dhe dua të vazhdoj me jetët tona, por ajo ende vazhdon me grindje dhe nuk dua të ndahemi.

Nëse ajo dëshiron një divorc, unë do të duhet të pajtohem, por kjo nuk është ajo çfarë dëshirojë unë. Unë vetëm dua që ajo të më dojë sërish.

Përgjigja e Psikologes:

Ju nuk doni divorci, por ju duhet të pyesni veten nëse gruaja juaj ju bën të lumtur?

A ju ka bërë ndonjëherë, në fakt? Sa kohë ka që ajo ju ka bërë të ndjeheni të dashur?

Ti nuk ndjehesh mirë me gruan tuaj dhe kjo tingëllon si rrënja e problemit.

Duke pasur vetëbesim të ulët ju dëshironi t`i ktheheni prapë, por a ka ndihmuar ajo duke treguar dashuri?

Nëse ajo dëshiron të qëndrojë me ju, ajo duhet të kërkojë arsye dhe të gjejë disa zgjidhje.

Ti ke bërë gjithçka çfarë është dashur, por ti nuk mundesh vet ti vësh gjërat në rregull.

Pra, pyesni drejt, a dëshiron një divorc? Nëse përgjigjja e saj është jo, atëherë ajo duhet të ndalojë.

Nëse asaj nuk i pëlqen kjo gjë, por ju nuk mund të vazhdoni në këtë mënyrë.

Është më mirë me ditë ajo që ju mund të largoheni nga ajo.