10:44 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kam takuar një vajzë të re nga Nigeria në internet, mos po më mashtron?

Unë jam duke shkëmbyer mesazhe online me një grua nga Nigeria.

Ajo afër 40 vite më e re se unë por ne kemi aq shumë të përbashkëta mes vete.

Ajo është e gatshme të lë gjithë miqtë e saj dhe familjen për të ardhur të jetojë me mua.

Unë e di se kjo tingëllon si diçka e vështirë për t’u besuar. Unë i kam 69 vjet, ndërsa ajo është 31.

Ajo është aq e kujdesshme dhe mjaft e bukur.

Kemi shkëmbyer tregimet tona të jetës dhe i kam treguar asaj moshën time, por ajo thotë se nuk ka rëndësi dhe ajo më do. Ajo dëshiron të vijë dhe të jetojë me mua këtu.

A duhet të besoj në dashurinë e saj? Mos më ka “verbuar” dashuria?

Përgjigja:

Më vjen keq të ju them se kjo grua nuk ka gjasa të jetë ajo që duket.

Ndoshta ajo nuk është fare femër, por dikush që merr informacione personale nga ju, për të vjedhur identitetin tuaj.

Çfarë do që të bëni, mos i dërgoni para nëse ua kërkon. Nëse e shihni se është mashtrim atëherë raportone atë tek autoritetet./Indeksonline/