14:02 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kam të dashur të mrekullueshëm, por kam shkuar me një tjetër djalë sa isha shumë e dehur

Një 23 vjeçare ka rrëfyer historinë e saj për “The Sun”. Ajo ka treguar se si ka pasur marrëdhënie seksuale me një djalë gjatë kohës që ishte e pirë, përderisa ajo ka një të dashur të mrekullueshëm.

Kështu ajo ka kërkuar ndihmën e psikologes.

Ky është rrëfimi i saj:

Unë kam qenë e vetme për një vit pas ndarjes me ishin tim. Ai po më kontrollonte gjatë tërë kohës dhe vetëbesimi im ishte i ulët deri në kohën që u ndava me të. U ndjeva shumë keq.

Pastaj takova të dashurin tim të ri dhe ishte sikur dikush të më “hapte sytë”. Unë jam 23 vjeçe dhe ai është 25.

Ne kemi qenë së bashku për dy muaj dhe ka qenë çdo gjë e mrekullueshme, por atij i është dashur të largohet për fundjava për një punë.

Një mik më sugjeroi që të shkoja me ta në një festë tek një mik i yni i përbashkët. Unë u deha shumë atë natë.

Dikush më sugjeroi që të shkoi lart dhe të shtrihem. Unë doja të gjeja një dhomë të qetë, por ngeca në një dhomë ku kishte edhe disa djem.

Pasi jam zgjuar më kujtohej nga kapak se atë natë kam fjetur me një djalë të cilin e njihja që nga gjimnazi. Ai kishte qenë një vit më i madh. Unë e di se kemi pasur marrëdhënie seksuale dhe se unë kam pranuar për këtë, pasi më kujtohet që ne së pari u puthëm.

Kur u zgjova ditën tjetër shumica e mysafirëve kishin shkuar duke përfshirë djalin me të cilin kisha marrëdhënie seksuale.

Tani ndihem në faj për atë që kam bërë. E urrej veten. Si mund ta bëja një gjë të tillë me një njeri që nuk e njoh aq mirë?

Unë ja e tmerruar që i dashuri im i ri do ta zbulojë. Kur mendoj drejt, e di se kjo nuk ka gjasa, por unë shqetësohem.

Unë shpresoja të kisha një të ardhme të lumtur me të dashurin tim të ri, por tani kam shkatërruar gjithçka.

Unë jam e frikësuar dhe nuk e di nëse duhet të i tregojë apo jo?

Përgjigja e psikologes:

Ju i keni rënë pishman dhe unë jam dakord që si e dehur keni bërë një gabim të madh. Nëse do të kishit pirë më pak, gjasat janë që asnjëra nga këto të mos ndodhnin.

Por kjo nuk ju bën një person të tmerrshëm. Ju thoni se keni pranuar seksin, por me ligj dikush që është shumë i dehur nuk është në gjendje të japë pëlqimin ose jo për një gjë të tillë.

E kuptoj se personi me të cilin ke pasur marrëdhënie seksuale mund të ketë qenë po aq i dehur dhe po aq i marrë, por ajo që po mundohem të them është se ju duhet ta falni vetveten dhe të mësoni nga ky gabim.

Mos e bëni më kurrë këtë gjë. Nëse frikësoheni mos i thoni të dashurit tuaj por të bindësh veten që të mos ju ndodh më një gjë e tillë./Indeksonline/