Kamara i mori penaltinë serbit Mitrovic, Ranieri: “Doja ta vrisja”
Claudio Ranieri akuzon Aboubakar Kamara për mungesë respekti, pasi futbollisti debatoi me shokun e skuadrës, lojtar i përfaqësueses së Serbisë, për ekzekutimin e penalltisë, më pas të humbur në mënyrë absurde prej tij, në një ndeshje që u shpëtua për Fulham vetëm nga Aleksandar Mitrovic.
Kamara mori topin dhe pasi debatoi me serbin Mitrovic gjuajti topin nga pika e bardhë e 11-metërshit, për të dështuar në finalizim, duke rrezikuar që ndeshja me Huddersfield të mbyllej në barazim pa gola.
LOVE YOOUUU MITRO! ❤️ #FULHUD #COYW pic.twitter.com/2jbmrbjADb
— Fulham Football Club (@FulhamFC) December 29, 2018
Gjithsesi, ishte pikërisht serbi Mitrovic, ai që në të 91’ shpëtoi ekipin e Fulham dhe vetë trajnerin Ranieri me një gol dramatik. Pikërisht për këtë arsye, në përfundim të ndeshjes, trajneri Claudio Ranieri deklaroi i tërbuar: “I kërkova Aboubakar Kamara që t’ja linte topin Aleksandar Mitrovic, është serbi futbollisti që ekzekuton penalltitë. Është e pabesueshme, sepse Kamara nuk më respektoi as mua dhe klubin, skuadrën dhe tifozët. Fola me atë, nuk është e drejtë, doja ta vrisja fare. Duhet të jetë Mitrovic ai që ekzekuton penalltitë dhe pikë. Është e pamundur të flasësh me Kamara. Ai nuk i kupton arsyet. Për atë, gjithçka është mirë në ndeshje. Është e pabesueshme. Është hera e parë që ndodh në jetën time”, deklaroi Ranieri për ‘BBC Sport’.