Kamara për të ardhmen e tij: “E respektoj kontratën me Dukagjinin por…!”

Skuadra e Dukagjinit nga sezoni i ardhshëm do të bëj gara në Ligën e parë.
Ata nuk arritën që të mbijetonim në Superligë, transmeton Indeksonline.
Një nga lojtarët më të dalluar të Dukagjinit këtë sezon, Abu Kamara, në një prononcim për Indeksonlinen ka folur për të ardhmen e tij.
Ai ka thënë se ka ende ka kontratë me Dukagjinin dhe do ta respektojë këtë por ende nuk e di se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm.

“Unë nuk e di se çka do të ndodhë sezonin tjetër. Ende kam kontratë me Dukagjinin dhe unë e respektoj këtë por nuk e di se çka do të ndodhë sezonin tjetër”, u shpreh ai fillimisht.
“Nuk kam ndonjë ofertë nga klubet kosovare”, tha Kamara.
Në fund ylli i Dukagjinit foli për futbollin në Kosovë dhe se si e vlerëson atë.
“Futbolli këtu është shumë i mirë dhe po bëhet më mirë çdo vit”, përfundoi ai./Indeksonline/