75 Mall Live Search
13:45 / E Diele, 27 Prill 2025 / Gj. Sh

Kamarja Ekonomike e Bosnjës me 40 kompanitë më të shquara atje vizitojnë Kosovën, priten në takim nga Kurti e Rexhepi

Deputetja boshnjake, Emilija Rexhepi ka njoftuar se Kamarja Ekonomike me 40 kompanitë më të shquata në Bosnjë, ka vizituar Kosovën.

Ata u pritën në takim nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti theksoi se ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e prosperitetit të përbashkët.

”Kamarja Ekonomike e Bosnjës me 40 kompanitë më të shquara të Bosnjës në vizitë në Republikën e Kosovës. Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, mirëprita në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës drejtuesit dhe përfaqësuesit e Kamarës Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në fillim të bisedimeve, Kryeministri Kurti theksoi se takimi i sotëm simbolizon angazhimin për forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e prosperitetit të përbashkët. U theksua roli kyç i komunitetit të biznesit në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e mundësive të reja investuese.

Delegacionin e udhëhoqi Mirsad Jašarspahić, presidenti i Kamarës Ekonomike të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Pas pranimit, mbajtëm Forumit të Parë Ekonomik të Bizneseve të Bosnjës dhe Kosovës, me fokus në takimet B2B, ku biznesmenët u lidhën drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, dhe në këtë proces morën pjesë aktivisht ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, me ekipin e saj të profesionistëve, si dhe ministri i Ekonomisë i Kantonit Zenicë-Doboj, Samir Šibonjić.

Interesi i madh i biznesmenëve kosovarë tregon qartë potencialin e madh për investime të përbashkëta dhe hapjen e tregjeve të reja.

Gjatë orëve të pasdites, delegacioni vizitoi Prizrenin, dhe mbrëmjen e kaluam duke biseduar me biznesmenët boshnjakë nga Kosova, duke u fokusuar në hapjen e përfaqësive, fabrikave dhe njësive prodhuese.

Unë insistova që numri më i madh i njerëzve tanë të përfshihet aktivisht në këto rrjedha të reja investimesh, sepse forcimi ekonomik i komunitetit duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët.

Të organizosh dhe të jesh mikpritës për një vizitë të tillë është nder, por edhe përgjegjësi – përgjegjësi për të krijuar kushte më të mira për të gjitha brezat që do të vijnë. Shumë shpejt do të ndodhë vizita e kundërpërgjigjes në Bosnjë dhe Hercegovinë me një delegacion të biznesmenëve kosovarë.

Kjo është vetëm fillimi i një epoke të re të bashkëpunimit të fuqishëm dhe miqësor ekonomik!” ka njoftuar Rexhepi