75 Mall Live Search
14:53 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / MSH

Kamberi aktualizon çështjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ngritur një çështje tejet të rëndësishme sa i përket të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Aktualizimi i kësaj çështje vjen pasi Petar Petkoviq deklaroi se Serbia është shembull i bashkëpunimit me pakicat, shkruan IndeksOnline.

Kamberi pyet se nëse është e papranueshme që shqiptarët e Luginës të kërkojnë të drejtat e njëjta që Serbia i kërkon për serbët në Kosovë, atëherë me ç’të drejtë Serbia po ua mohon të tjerëve të drejtat që i kërkon për pakicat e veta?!.

“Ky është një qëndrim që duhet me u arsyetu nga “shefi i gjithë shefave” në Serbi…” u shpreh Kamberi, përmes një shkrimi në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Nëse konsiderohet e papranueshme që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kërkojnë të njëjtat të drejta që Serbia pretendon për serbët në Kosovë, atëherë lind pyetja:

– me çfarë të drejte Serbia u mohon të tjerëve ato që ajo kërkon për pakicat serbe në shtetet e tjera?

Nuk pres përgjigje nga Petkoviqët apo Martinoviqët.

Ky është një qëndrim që duhet me u arsyetu nga “shefi i gjithë shefave” në Serbi:

           – është kjo e drejtë e “popullit hyjnorë” apo

            – Është pjesë e projektit hegjemonist “Bota serbe”,