75 Mall Live Search
19:01 / E Premte, 22 Korrik 2022 / MSH

Kamberi i tregon Konjufcës për situatën politike në Serbi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja, Saranda Bogujevci, ka pritur sot në takim deputetin e vetëm shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. 

Deputet Kamberi e falënderoi kryetarin e Kuvendit për mbështetjen dhe e njoftoi në lidhje me situatën politike në Serbi, me theks të veçantë çështjen e të drejtave dhe pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. 

Kryetari Konjufca uroi deputetin Kamberi për mandatin e fituar, si dhe ritheksoi gatishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit, bashkërendimit dhe të mbështetjes së pakursyer ndaj bashkëkombësve tanë autoktonë në Luginën e Preshevës.​