13:14 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / k.v

Kamberi midis Parlamentit serb: Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën për çështjen e Kosovës

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka deklaruar sot në Parlamentin e Serbisë se ai kundërshton, ndryshimin e pjesshëm të Kushtetutës së Serbisë, duke besuar se akti duhet të ndryshohet në tërësinë e tij.

Ai ka përmendur si problematike preambulën e Kushtetutës, e cila përcakton ”Kosovën dhe Metohija si pjesë e Serbisë”.

Në fjalimin e tij, gjatë debatit në parlament në agjendën e të cilit është Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës, Kamberi tha se nuk ka dyshim që Kushtetuta duhet të ndryshohet.