75 Mall Live Search
14:16 / E Martë, 29 Korrik 2025 / LB

Kamberi: Rezoluta për Luginën është vazhdimësi e përpjekjeve tona ndaj shtetit totalitar të Vuçiqit

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar një rezolutë për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në një lidhje direkte për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Kamberi tha se kjo iniciativë është pjesë e vazhdueshme e përpjekjeve për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në një shtet që ai e cilëson si totalitar.

“Sa i përket rezolutës, kjo është një vazhdimësi e përpjekjeve tona, jo vetëm të miat si deputet, por të gjithë spektrit politik shqiptar, për të luftuar për të drejtat tona përballë një shteti totalitar apo autokratik të Alleksandër Vuçiqit”, deklaroi Kamberi.