75 Mall Live Search
18:44 / E Mërkurë, 07 Gusht 2024 / G T

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët, ndërkombëtarët s’e kanë vëmendjen në Luginë

Në Luginën e Preshevës po përgatiten që të mbajnë një protestë gjithëpopullore kundër diskriminimit të shqipëtarëve që jetojnë në atë pjesë.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ai ka thënë se Serbia po i diskriminon shqipëtarët dhe se ndërkombëtarët nuk e kanë vëmendjen në Luginë.

“Po, mjerisht po, përkundër faktit që jemi në proces dialogimi me Beogradin ka dy dekada pas përfundimit të luftës dhe përkundër faktit të tri marrëveshjeve marrëveshjes  të cilat parashohin domosdoshmërinë e afirmimit të të drejtave të shqiptarëve mungesa e vullnetit politik në Beograd është ajo që po detyron të ndërmarrim këtë masë dhe këtë hap për civilizuar më tepër faktorin ndërkombëtarë dhe obligimit që i ka Serbia ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës për ti përmbushur përfundimisht ato. Situata çdo ditë e më tepër rëndohet, cenohen të drejtat elementare të drejtat e njeriut, të drejtat e tona kolektive… E drejta e përdorimit të gjuhës, shkrimit shqip”, ka thënë Kamberi për emisionin FIVE.

Po ashtu është bërë e ditur se protesta e paralajmëruar është një reagim ndaj pasivizimit të adresave dhe diskriminimit të vazhdueshëm që përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës./Indeksonline/