75 Mall Live Search
20:16 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kamenica do bëhet me objekt të gjinekologjisë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një shkrimi në “facebook”, ka njoftuar se tani më gratë të cilat jetojnë në Kamenicë, nuk kanë nevojë të shkojnë në për kontroll tek gjinekologët në Prishtinë e Gjilan.

 Kastrati njoftoi se së shpejti do të funksionalizohet objekti i Gjinekologjisë, i cili është duke u ndërtuar.

Njoftimi i plotë:

U NËNSHKRUA MARRËVESHJA PËR ANGAZHIMIN E GJINEKOLOGUT

Të gjitha punët që i kemi bërë deri më tani kanë vlerën e tyre, mirëpo kjo marrëveshje është e rëndësisë së veçantë.

Përmes këtij memorandumi është siguruar ofrimi i shërbimeve shëndetësore-gjinekologjike nga QSKUK përmes angazhimit të doktorit specialist të gjinekologjisë në QKMF për tre ditë pune brenda javës nga 4 orë në ditë. Konkursi për punësimin e gjinekologut ka dështuar dy herë për shkak të mungesës së të interesuarve. Mirëpo, sigurisht që nuk jemi ndalë dhe kemi kërku zgjidhje për këtë problem disa-vjeçar.

Së shpejti, me funksionalizimin e objektit të Gjinekologjisë i cili është duke u ndërtuar, gratë e Komunës së Kamenicës nuk do t’u duhet të udhëtojnë për në Gjilan e Prishtinë për të realizuar kontrollet. Do të kursehen para dhe do të realizohet e drejta për shërbime mjekësore.

Falënderoj për bashkëpunimin Ministrin Uran Ismaili, Shefen e Kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë Besianë Musmurati, Drejtorin e Përgjithshëm të ShSKUK-së Basri Sejdiu. I jam mirënjohës për angazhimin ish-Drejtorit të Shëndetësisë Dritan Maliqi, ish-Drejtorin e QKMF-së Ylber Thaqi dhe Drejtoreshën e Shëndetësisë Suna Zaimi.

Edhe një premtim i fushatës po realizohet.  /IndeksOnline/