Kamenica ndërpret transportin e nxënësve nga fshatrat

Komuna e Kamenicës ka shkëputur kontratën me kompanitë transportuese të cilët supozohej të bartnin nxënësit e shkollave që iu nënshtruan reformës së arsimit.
Kjo pas vendimit që shkollat të hapen dhe nxënësit të vazhdojnë mësimin në shkollat e fshatrave.
Komunarët thanë se kjo ishte e nevojshme meqë me ata autobusë nuk janë bartur asnjëherë nxënësit pasi pas revoltës asnjë nga ta nuk vazhdoi mësimin.
Të njëjtit thanë se ky vendim u shpëton atyre 73.000 euro.