75 Mall Live Search
09:02 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / OSH

Kamenicë- 4 Hajna hyjnë në një dyqan e vjedhin arkën, bashkë me të edhe disa telefona

Një vjedhje e rëndë është raportuar në komunën e Kamenicës. Katër hajna kanë hyrë në ora 03:35, brenda një lokali në të cilin kanë marrë arkën dhe e kanë futur në veturë.

Mirëpo kjo nuk ka qenë e tëra, ata po ashtu dyshohet se kanë marrë me vete edhe disa telefona mobil, transmeton IndeksOnline.

Tutje policia njofton se këta persona kanë ikur në drejtim të panjohur ndërsa për rasti është njoftuar edhe prokurori i shtetit.