75 Mall Live Search
12:24 / E Martë, 19 Gusht 2025 / H F

Kamenicë: Drejtoresha e Shëndetësisë kërkon ndihmë për transplantim të mëlçisë, kushton 100 mijë €

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Kamenicës, Greta Kryeziu, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në njoftimin e kësaj komune, thuhet se jeta e saj është në rrezik.

Sipas mjekëve, asaj i duhet të bëjë transplant të mëlçisë që kushton 100 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.

“Duke qenë se kjo shumë është e papërballueshme për familjen e saj dhe institucionin tonë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, bizneseve dhe bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen, që të kontribuojnë sipas mundësive, në mënyrë që Gretës t’i mundësohet trajtimi i menjëhershëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Kushdo që ka mundësi të ndihmojë më poshtë i gjen të dhënat:

Beneficiary name: Fahrije Kryeziu

Account No.: XK051702003012234187

Bank name: NLB Banka sh.a.

Bank address: Ukshin Hoti nr 124, Prishtinë, Kosovë

Swift Code: NLPRXKPR

Adresa: Fshati Rogaçicë, pn Kamenicë