75 Mall Live Search
19:31 / E Premte, 17 Dhjetor 2021 / OSH

Kamenicë, dyshohet se një 40-vjeçare ka vdekur si pasojë e alergjisë ndaj injeksionit

Një 40-vjeçare nga Kamenica ishte dërguar pa shenja jete, mbrëmë në mesnatë, në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Ajo dyshohet se vdiq, pasi pati alergji në një injeksion që e mori.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Arsim Emini, i cili ka thënë se pacientja ishte rikthyer në jetë pas intervenimit emergjent dhe reanimimit.

“Unë nuk kam qenë, por mjeku kujdestar më ka lajmëruar se mbrëmë kah mesnata e kanë sjellë pa shenja jete në spital gruan në fjalë. Menjëherë, ekipi shëndetësor i spitalit e ka filluar reanimimin, i cili është bërë diku për 40 minuta. Ajo ka fituar një puls, mirëpo jo në gjendje të mirë. Ajo, e intubuar, është përcjellë për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ajo është dorëzuar në Emergjencën e QKUK-së”, ka thënë Emini.

Pas kësaj, Klankosova.tv. ka kontaktuar me mjekun kujdestar të Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili ka thënë: “Ne në klinikë nuk e kemi pranuar një rast të tillë, asnjë paciente që thoni ju”.