10:31 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kamenicë: Ia djegin hambarin, kishte drithëra, pajisje pune e fidanë

Një qytetar nga Kamenica është ankuar në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin hambarit të tij me drithëra, pajisje pune dhe fidanë, transmeton IndeksOnline.

Ndërkaq, policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar. /IndeksOnline/