Kamenicë: Një serb shoqërohet në stacion policor, kishte kaluar ilegalisht kufirin

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Hodonoc të Kamenicës, pasi dyshohet të ketë kaluar ilegalisht kufirin.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:40, shkruan IndeksOnline.
i dyshuari është intervistuar nga autoritetet, e më pas është liruar.
Atij iu konfiskua një dokument, me qëllim të prezencës së tij në seancë gjyqësore.
Rasti u iniciua si “Kalim ilegal i kufirit”./IndeksOnline/