Kamenicë/ Qytetari i del përpara veturës së Komunës, protesta kundër mbylljes së shkollës

Komuna e Kamenicës, në kuadër të reformave në arsim që po bën, po mbyll disa shkolla.
Por, në fshatin Shipasnicë e Poshtme qytetarët kanë dal në rrugë dhe nuk po dëshirojnë të lënë Komunën dhe Policinë që ta mbyllin shkollën.
Indeksonline ka arritur të siguroj pamje nga protesta e banorëve të fshatit. Në video shihet se si një qytetar ka hyrë ndër veturë të komunës dhe po tenton ta ndaloj atë.
Reformat e kryetarit Qëndron Kastrati nuk janë pritur mirë as nga Qeveria e re e as nga qytetarët./Indeksonline/