10:50 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kamenicë, serbi i dehur e djeg malin e fshatit

Më datë 25.10.2019 rreth orës 19:10 në fshatin Meshinë të Kamenicës është raportuar se një sërb pasi ishte në gjendje të dehur i ka vënë zjarrin disa shkurreve.

Si pasojë e zjarrit, në të është përfshirë edhe mali i fshatit.

Njësia e zjarrfikësve ka intervenuar, ndërsa njësia policore është duke hetuar rastin./Indeksonline/