75 Mall Live Search
10:35 / E Premte, 30 Prill 2021 / OSH

Kamenicë: Shihet në një video duke shtënë me armë zjarri, policia ia bastis shtëpinë

Një person dje është arrestuar në komunën e Kamenicës pasi i njëjti shihej në një video ingjizim duke shtënë me armë zjarri,shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit 24 orësh, Policia ka bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit mirëpo nuk i është gjetur asnjë.

“Fsh. Kolloleq dhe Koretin, Kamenicë, 29.04.2021-14:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. I njëjti shihet në një video ingjizim  duke shtënë me armë, me ç rast kemi siguruar edhe dëshmi bazuar në dyshimin e cekur më lartë . Me urdhër të gjykatës është bërë bastisje në shtëpinë e tij por nuk është gjetur arma dhe asgjë tjetër. Në konsultim me  prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/