75 Mall Live Search
08:36 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / F.R

Kamenicë: Varri dëmtohet nga persona të panjohur, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kamenicë, të mërkurën rreth orës 20:50, është raportuar një rast i dëmtimit të një varri nga persona të panjohur.

Sipas policisë, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“DËMTIM I VARREZAVE APO KUFOMAVE

Kamenicë / 03.12.2025 – 20:50. Është raportuar se është dëmtuar një varr nga persona të panjohur. Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/