22:15 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kamera e filmon teksa një 8 vjeçar sulmohet nga peshkaqeni!

Një moment tronditës i regjistruar në kamera tregon një peshkaqen që sulmon një djalë 8 vjeçar, duke i krijuar plagë në shpinën e tij.

Asher Jones ishte duke notuar me peshkaqenë si pjesë e një ekskursioni të organizuar nga Exuma Cays në Bahamas, kur një prej grabitqarëve e sulmoi.

Babai i djalit, Jeremy, pa lëvizjen e peshkaqenit ndaj të riut dhe e tërhoqi atë nga shpina.

Megjithëse peshkaqen të tillë përgjithësisht konsiderohen jo të rrezikshëm për njerëzit, në disa raste ata mund të kafshojnë njerëzit dhe është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale.

Asheri, i cili jeton në Sandy në Juta, SHBA, qindra milje nga oqeani më i afërt, e kuptoi atë që po ndodhte dhe mendoi se do të vdiste.