75 Mall Live Search
08:43 / E Martë, 07 Janar 2025 / A. M.

Kamera kap momentin e tërmetit të fuqishëm në Tibet: Njerëzit ikin e ndërtesat shemben

Të paktën 53 persona kanë vdekur pasi një tërmet i fuqishëm ka goditur rajonin e Tibetit të martën në mëngjes, sipas medias shtetërore kineze.

Lëkundjet janë ndier në Nepal dhe në Indinë e Veriut.

Sipas Shërbimit Gjeologjik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tërmeti me fuqi 7.1 ballësh goditi në orën 9 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Epiqendra e tërmetit ishte në rrafshnaltën tibetiane afër kufirit me Nepalin, rreth 50 milje në veri të majës më të lartë në botë, Everest.