75 Mall Live Search
16:40 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kameramani i BBC sulmohet gjatë tubimit të Donald Trump

Një kameraman i BBC-së u sulmua dhe abuzua dhunshëm gjatë një tubimi të Donald Trump në El Paso të Teksasit, të hënën, në një incident që korporata e përshkroi si “të papranueshme”.

Korrespondenti i BBC-së në Uashington, Gary O’Donoghue, tha se kolegu i tij Ron Skeans ishte “mirë” pavarësisht nga “sulmi tepër i dhunshëm”.

O’Donoghue ka publikuar pamjet në Twitter duke thënë se pajisjet e kameramanit ishin jashtë bilancit për rreth 10 sekonda, gjersa ai po filmonte fjalimin e Trump.

Filmimet tregojnë simpatizantin e Trump i cili sulmoi kameramanin, e që dëgjohet duke bërtitut “Fu**ck the Media”. /IndeksOnline/