08:27 / E Premte, 18 Nëntor 2022 / B O

Kameramani kosovar i sulmuar në veri, po xhironte serbët duke kidnapuar të riun shqiptar

Kameramani kosovar Jetmir Muji është sulmuar fizikisht nga disa persona të nacionalitetit serb.

Ai ka qenë duke e xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës.

I riu me kombësi shqiptare është kidnapuar nga disa serb. Është futur në një veturë të tyre. Është rrahur dhe është lënë në rrugë në pjesën veriore të Kosovës, bëri të ditur Insajderi.

Kameramani Jetmir Muji ka qenë duke e xhiruar këtë veprim të tyre. Sulmuesit e kanë goditur Mujin pas kokës.

Ai i është nënshtruar intervenimit mjekësor në emergjencën e Mitrovicës së Jugut.

Në fotot e siguruara shihet personi që e ka sulmuar Mujin.

Personi në foto i takon nacionalitetit serb. Emri i tij ende nuk dihet.

Ndërsa policia i ka thënë Insajderit se ende nuk ka të arrestuar dhe se rasti është në fazën e hetimeve.