75 Mall Live Search
14:57 / E Premte, 05 Gusht 2022 / k.v

Kamerat e sigurisë kapin momentin e aksidentit në rrugën Prishtinë-Podujevë (Video)

IndeksOnline pak më parë raportoi për një aksident trafiku të ndodhur mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar tani pamjet nga kamerat e sigurisë ku shihet përplasja e dy veturave në udhëkryqin e Lebanës, në Besi.

Përveç dëmeve materiale raportohet edhe për të lënduar pasi që në vendin e aksidentit është parë edhe autoambulanca.

Banorët e kësaj zone kanë kërkuar që në këtë vend të ndërtohet një rreth-rrotullim, pasi që aksidentet e trafikut janë të shpeshta në këtë udhëkryq.

Shikojeni videon: