Kamerat e sigurisë për ndërtesat qeveritare, shteti ndan mbi gjysmë milioni euro (Dokument)

Ndërtesat qeveritare shumë shpejt do të pajisen me kamera të sigurisë. Kjo pasi Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë kërkesë që ato të pajisen me kamera.
Përmes E- prokurimit, dikasteri që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla ka kërkuar që përmes të njëjtit tender të bëhet furnizimi, servisimi si edhe mirëmbajtja e këtyre pajisjeve.
Në po të njëjtin njoftim bëhet e ditur po ashtu se kohëzgjatja e kontratës kornizë është për 36 muaj, shkruan IndeksOnline.
Vlera e parashikuar e kontratatës është 600,000.00 euro, derisa afati i fundit për pranimin e tenderëve është 23 prilli i këtij viti. /IndeksOnline/


