75 Mall Live Search
11:20 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / k.v

Kamionët e djegur vazhdojnë të mbesin në mes të rrugës (Foto)

Në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut, mëngjesin e sotëm janë djegur dy kamionë, të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë.

Kamionët vazhdojnë të mbesin në mes të rrugës duke pamundësuar qarkullimin e njerëzve.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në vendin e ngjarjes dhe sjell pamje të kamionëve të djegur nga persona ende të panjohur.

“Bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar”, është thënë në njoftimin e policisë./IndeksOnline/