75 Mall Live Search
15:33 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kamionët në gjendje të keqe teknike, përgjegjës shteti!

Brenda gjashtë muajve, dy kamionëve u ka dështuar sistemi i frenimit. Në rastin e parë që ka ndodhur në Gjilan, kamioni i një kompanie private u përplas në vetura ku për pasojë një person humbi jetën. Hetimet treguan se shkak i këtij aksidenti ishte sistemi i bllokuar i frenave.

Pa shkuar shumë kohë e gjatë, një aksident i ngjashëm ndodhi sot në qendër të Prishtinës. Frenat e dështuara në kamionin e kompanisë së “Pastrimit” për pak sa nuk ua mori jetën disa personave.

Nëntë vetura u aksidentuan nga kamioni kurse tre persona mbeten të lënduar.

Në këtë drejtim përgjegjës janë Qendrat për Kontrollimin Teknik të automjeteve, të cilat po lejojnë qarkullimin e veturave te tilla në rrugë.

Ministria e Infrastrukturës duhet të jetë më e vendosur të mos lejoj vetura me gjendje të keqe teknike, pasi QKTA-të janë nën kompetencë të MI-se.