Kamionët përplot me produkte ushqimore në veri, por serbët po refuzojnë t’i blejnë ato!
Qeveria e Kosovës mori vendim gjatë ditës së djeshme që të hap dyqane të improvizuara me gjëra ushqimore për serbët në veri të vendit.
Pavarësisht se prodhuesit kosovarë sot u panë në veri me kamionë të mbushur përplot me gjëra ushqimore, serbët po refuzojnë t’i blejnë këto gjëra.
Serbët madje kanë tentuar t’i pyesin shoferët se kush i ka dërguar dhe pse, duke theksua rse nuk janë të interesuar për t’i blerë ato, transmeton Indeksonline.

Në këta kamionë përfshihen gjërat bazike si mielli, vaji, ujë dhe produkte higjienike.
Ndryshe serbët kanë tentuar prej disa javës që të inskenojnë një krizë të mundshme humanitare në veri të vendit, duke kërkuar me patjetër largimin e taksës 100%.
Taksa vazhdon të mbetet, kurse serbët vazhdojnë të deklarohen se edhe ndihma që po u ofrohet është provokim./Indeksonline/

