75 Mall Live Search
10:49 / E Premte, 02 Korrik 2021 / OSH

Kamioneta godet dy fëmijë në Prizren, nisen me urgjencë për në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në komunën e Prizrenit, saktëisht në rrugën e tranzitit.

Një kamionetë ka goditur dy fëmijë të cilët ishin me bicikleta.

IndeksOnline mëson se ata i takojnë moshës 13 vjeçare dhe 17.

Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka konfirmuar për IndeksOnline rastin.

Ai tha se për shkak të lëndimeve të rënda trupore të njëjtit janë nisur për në QKUK.

Kurse me rastin po merret hetuesia dhe policia e trafikut./IndeksOnline/