Kamioni aksidentohet afër pikës kufitare të Hanit të Elezit (Pamje)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash afër pikës kufitare të Hanit të Elezit.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, vërehet se kamioni ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar në këtë aksident.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar.
Më poshtë mund të shihni pamjet./Indeksonline/