11:21 / E Premte, 07 Tetor 2022 / k.v

Kamioni godet “Golf II’-shin në Prishtinë, trafikut bëhet lëmsh (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një kamioni transportues dhe një veture të tipit ‘Golf II’ në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Prishtinë.

Ndonëse aksidenti është me dëme të vogla materiale, kolona e veturave është tejet e madhe në këtë pjesë të kryeqytetit.

Kamionët kanë mbetur të bllokuar pasi nuk kanë hapësirë për të kaluar.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin./IndeksOnline/