14:37 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / k.v

Kamioni godet motoçikletën afër Deçanit, një 21-vjeçar i lënduar (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në udhëkryqin e fshatit Llukë e Epërme të Deçanit, transmeton IndeksOnline.

Një 21-vjeçar, i cili po e drejtonte një motoçikletë ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur nga një kamion.

Policia rrugore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Ende nuk ka informacion për ngasësin e kamionit nëse i njëjti është ndaluar apo është lënë i lirë në procedurë të rregullt./IndeksOnline/