Kamioni godet për vdekje një këmbësor, në Klinë
Në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Gllarevë një person është goditur nga një kamion në rreth orës 9, shkruan Indeksonline.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zyrtari për medie nga Policia rajonale në Pejë, Driton Rugova.
“Rreth orës 8-50 minuta policia është informuar se në fshatin Gllarevë, të Komunës së Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe viktima këmbësor. Kmëbësori si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është Policia Rajonale e Pejës dhe Prokurori i Shtetit”, ka thënë ai.
Burimet bëjnë të ditur kanë thënë se bëhet fjalë, H.M i moshës 40- vjeçare./Indeksonline/