18:19 / E Premte, 05 Janar 2024 / Gj. Sh

Kamioni godet për vdekje një 56-vjeçar në Vushtrri, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Maxhunaj ku një kamion dyshohet se ka goditur për vdekje këmbësorin 56 vjeçar.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës,  Avni Zahiti, ku tha se viktima ka humbur jetën në vendngjarje ndërsa kamioni i cili ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.

“Rreth orës 16:44 është raportuar për një aksident trafiku  me pasojë  fataliteti  i shkatuar në  rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Maxhunaj

Nga informatat e para dyshohet që një kamion në lëvizje ka goditur  këmbësorin (viktimën) m /k/sh, rreth  56 vjecar, i cili ka humbur jetën  në  vendngjarje. Kamioni i cili shaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojn hetimet për  aksidentin”, ka thënë Zahiti për Indeksonline.