Kamioni godet shtyllën e mbingarkuar me kabllo elektrike në Vushtrri, rrëzohet mbi veturë
Kabllot e grumbulluara në shtylla elektrike shihen në shumë pjesë të Kosovës, duke rrezikuar shpesh edhe qytetarët.
Një shtyllë elektrike e mbingarkuar me kabllo sot për pak të ishte fatale për qytetarët e Vushtrrisë.
Lexues të portalit Indeksonline kanë dërguar pamje të një shtylle elektrike e cila ka rënë mbi veturën Golf 2.
Ishte një kamion i lartë i cili preku kabllot, duke shkaktuar kështu rrëzimin e shtyllës, por që për fat të mirë, në ato moment nuk ishte askush në veturën e parkuar.
Banorët thonë se pikërisht në mëngjes kanë lajmëruar organet kompentente për shtyllat që janë mbingarkuar me kabllo në këtë lagje, por që nuk janë përgjigjur.
Ata thonë se shoferi i kamionit nuk ka aspak faj për këtë ndodhi, sepse kalimi në këtë rrugë është i vështirë për kamionët apo autobusët. /Indeksonline/